Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me gjyqtarët e posaçëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit këtë të mërkurë. Ambasadorja i përgëzoi gjyqtarët për punën, veçanërisht në situatën kur Gjykata nuk është plotësuar ende me 16 gjyqtarët e nevojshëm dhe ka një numër gjithnjë e më në rritje të çështjeve, ndërsa theksoi se është kohë kritike për reformën në drejtësi Ajo u shpreh se kriminelët po e ndjejnë presionin, ndërsa ata duhet të rezistojnë pavarësisht situatave.