Ylli “Pavaroti” tashmë shkëlqen në Hollivud. Në 15- vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, tenori i famshëm italian është nderuar në Los Anxhelos me yllin e famës. Në bulevardin e njohur ai është ylli me numrin 2730. Të pranishme në ceremoni ishin edhe vajza e tij, Cristina dhe mbesa Katerina. Kristina shprehet se ky është një vlerësim i madh për babain e saj. Kur e pyesin për performancën më të preferuar nga repertori i Pavarotit ajo nuk zgjedh një të veçantë.