Ish gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe Suel Çela kanë pasur një komunikim të ngushtë dhe të shpeshtë. Bisedat e siguruara nga Prokuroria e Posaçme nga përgjimet e aplikacioneve Sky dhe Encrochat tregojnë se veç interesimit personal dhe familjar mbi shëndetin e të afërmeve, Çela dhe Fetahu bisedonin edhe për çështje të caktuara gjyqësore.