Kur Kina dhe Rusia zhvillojnë manovra të përbashkëta rreth brigjeve të Tajvanit dhe Japonisë, ndizen të gjitha sirenat e alarmit në vendet demokratike të Azisë Lindore. Moska dhe Pekini janë afruar edhe më shumë pas agresionit rus kundër Ukrainës, Vladimir Putin dhe Xi Jinping e shohin bashkëpunimin midis vendeve të tyre si bashkëpunimin më të ngushtë mes gjithë partneriteteve të mundshme.