Top News – Xhevahirët e Napoleonit janë zhdukur / Policia franceze: Mund të kapim hajdutët por…
21/10/2025 11:59

Bandat kriminale në të gjithë Evropën po grabisin gjithnjë e më shumë bizhuteri të vyera dhe ar nga muzetë si Luvri, por ndërsa forcat e rendit shpesh i kapin hajdutët, ata kanë vështirësi të rikuperojnë mallrat e çmuara, thonë policia dhe ekspertët e artit. Vetëm një grup i vogël kriminelësh do të ishte i aftë për një punë të tillë si grabitja e guximshme e së dielës në Paris dhe mund të jetë tashmë i njohur për policinë, thonë specialistët. Por vetë sendet e grabitura mund të copëtohen shpejt dhe të shiten në pjesë. "Nëse vjedh një Van Gogh, është një Van Gogh. Nuk mund ta heqësh qafe atë përmes ndonjë kanali tjetër përveç një tregu të paligjshëm arti", thotë Marc Balcells, një ekspert me bazë në Barcelonë për krimet kundër trashëgimisë kulturore. "Por kur vjedh bizhuteri, mund t'i kalosh ato përmes një tregu të paligjshëm si gurë të çmuar". Vjedhja e pacipë e bizhuterive të kurorës nga Luvri, muzeu më i vizituar në botë, është quajtur nga shumëkush si një poshtërim kombëtar dhe ka sjellë kontrolle sigurie në të gjithë morinë e vendeve kulturore të Francës. "Nëse shënjestron Luvrin, muzeun më të rëndësishëm në botë, dhe del që andej me xhevahiret e kurorës franceze, diçka nuk shkon me sigurinë", thotë hetuesi i artit Arthur Brand. "Kjo që ka nisur tani është një nga gjuetitë më të mëdha të njerëzve në historinë franceze". Zyrtarët e Luvrit, shtëpia e veprave të artit si Mona Lisa, në fakt kishin dhënë alarmin për mungesën e investimeve. Dhe të paktën katër muze francezë janë grabitur në dy muajt e fundit, përfshirë arin e vjedhur nga Muzeu i Historisë Natyrore në Paris. Ekspertët thonë se vjedhje të tilla nëpër muze janë shtuar në të gjithë evropën dhe më gjerë.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11