Xavi hernandez këtë të shtune mbërriti në Barcelonë për t'u përgatitur për detyrën e tij të re, drejtimin e skuadrës ku ai u shndërrua në një legjendë. Trajneri i ri i Barcelonës ishte i shoqëruar nga familja, agjentët dhe pjesa tjetër e stafit të tij teknik si dhe nga 2 prej drejtuesve më të lartë të klubit blaugrana, Yuste dhe alemany që zhvilluan negociatat me Al Sadd për trajnerin 41 vjecar