Britania e madhe raportohet se do ta klasifikojë zyrtarisht grupin rus të mercenarëve Ëagner, një organizatë terroriste. Lëvizja e raportuar nga e përditshmja Times, do të vendoste sanksione financiare dhe penalizime të tjera, si mënyrë për të rritur presionin mbi rusinë. Mercenarët e Ëagner kanë qenë në krye të sulmit disa mujor të rusisë mbi qytetin ukrainas të Bakhmutit. Ministria e brendshme britanike ka nisur ndërtimin e dosjes prej dy muajsh dhe shpallja do të jetë e afërt – thotë një burim qeveritar i cituar nga e përditshmja.