Top News – Wagner në telashe, nuk ka më para / Zbulimi britanik: Kremlini ka mbyllur ‘rubinetat’
14/08/2023 12:08

Sipas burimeve britanike grupi Ëagner duket se nuk do të financohet më nga shteti rus dhe prandaj do t'i duhet të zvogëlohet. Qëllimi me sa duket është të kursehen para në shpenzimet për personelin, tha Ministria e Mbrojtjes në Londër duke iu referuar buletinit ditor të shërbimit sekret ushtarak. Ekziston një "mundësi realiste" që zyra e Presidentit Putin në Moskë të mos i financojë më mercenarët e grupit Ëagner. "Nëse shteti rus ndalon së paguari grupin Ëagner, burimi i dytë më i besueshëm i pagave janë autoritetet bjelloruse”, thuhet në njoftim. Por kjo do të rëndonte burimet e Bjellorusisë. Mercenarët e grupit Ëagner aktualisht po trajnojnë atje ushtarë bjellorusë. Mercenarët e grupit Ëagner ishin për një kohë të gjatë shtyllë e ushtrisë së rregullt ruse në luftën kundër Ukrainës. Por shefi i mercenarëve Ëagner, Jevgeni Prigoshin i ka kritikuar masivisht dhe publikisht udhëheqjen ushtarake ruse dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu duke i akuzuar ata për paaftësi. Në fund të qershorit Prigozhini urdhëroi fillimin e njërebelimi kundër udhëheqësve ushtarakë rusë dhe një marshim drejt Moskës. Pas dy ditësh rebelimi u ndërpre. Sipas presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, ai ndërmjetësoi mes Prigozhinit dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Pas kësaj Prigozhini shkoi përkohësisht në mërgim në Bjellorusi. Është e paqartë se ku po qëndron ai aktualisht. Me kërkesë të qeverisë në Minsk njësitë e mercenarëve të tij, Ëagner, po trajnojnë ushtarë bjellorusë në një kamp ushtarak afër kufirit me Poloninë. Sipas Prigozhin grupi Ëagner u themelua në vitin 2014. Biznesmeni i pasur, i cili dekadën e fundit të ekzistencës së Bashkimit Sovjetik e kaloi në burg për grabitje dhe mashtrim, ka kontrata ushtarake dhe minerare në Afrikë. Mercenarët e tij janë ndër të tjera aktivë në Mali, Siri dhe Libi.

Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
Top News – Kupolë për mbrojtjen nga dronët / Pesë fuqitë ushtarake të Evropës bashkojnë forcat
20/02 14:23
Top News – Teherani po përgatitet për luftë! Fsheh materialet bërthamore, riparon bazat e raketave
20/02 14:20
Top News – Familja mbretërore në krizë të thellë / Policia bën kontrolle, hetimi për Andrew vazhdon
20/02 14:13
Top News – Lagarde drejt dorëheqjes. ‘Nderi’ i Presidentes së BQE për Macron para zgjedhjeve
20/02 13:45
Top News – Kina mbush BE me kartmonedha false. Europol sekuestron mbi 1.2 mld euro
20/02 12:54
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Britania refuzon t`i hapë bazat e saj ushtarake SHBA-së!
20/02 12:28
Top News – Macron përplaset me Melonin: ‘Mbaj vendin tënd, mos ndërhy në punët e Francës’
20/02 12:22
DIGITALB DIGITALB