Ukrainasit druajnë se mercenarët e grupit vagner, që pas rebelimit të dështuar ndaj moskës u vendosën në Bjellorusi, mund të iniciojnë një pushtim të ri. Imazhet satelitore tregojnë me qindra tenda afër kufirit bjellorus ku dyshohet se janë vendosur trupat e Jevgeni Prigozhinit. Ata u vendosën në shtetin satelit të rusisë pas grushtit të dështuar të shtetit dy javë më parë ndërkohë që vetë prigozhin kërcënoi së fundmi: Në të ardhmen e afërt, jam i sigurt, se do të shihni fitoret tona të radhës në front.