Të dhënat e inteligjencës boshnjake tregojnë se anëtarët e grupit mercenar rus ‘Wagner’, ‘Pjesëtarë të Lëvizjes Çetnike’ dhe anëtarët e klubit rus të motoçikletave ‘Ujqit e Natës’ do të marrin pjesë në festimin e Ditës së Republikës Serbe më 9 janar. Kjo është konfirmuar edhe nga ministri i Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Selmo Cikotiq, duke theksuar se bëhet fjalë për të dhëna nga strukturat e inteligjencës dhe sigurisë.