Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të mandajtojë nënkryetarin e kësaj partie, Glauk Konjufcën për kryeministër të qeverisë së re. Vendimi që është marrë këtë të martë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë. “Unë marr vendin e Glaukut, e ai timin, siç jemi dakorduar bashkë mbrëmë”, është shprehur kreu i LVV-së, Albin Kurti gjatë mbledhjes. Sakaq, Konjufca është shprehur se e ka pranuar propozimin për t’u kandiduar për kryeministër dhe se tani sipas tij radhën e ka opozita për kompromis.