Banorët e një qyteti në islandë, të goditur nga qindra tërmete, janë lejuar për shumë pak kohë të kthehen në shtëpi dhe të marrin sendet e tyre. Më shumë se 500 tërmete kanë goditur gadishullin jug perëndimor Reikjanes të hënën. Mijëra njerëz janë evakuuar nga qyteti Grindavik, nën të cilin janë regjistruar edhe pjesa më e madhe e lëkundjeve të tokës. Një shpërthim vullkanik pritet të ndodhë shpejt, thonë shkencëtarët, pavarësisht se tërmetet kanë qenë të dobët këto ditë të fundit. Urdhëri për evakuimin e Grindavikut u dha në orët e para të së shtunës. Njerëzit tani po qëndrojnë në qendra emergjence të hapura nga ajo ditë. E ndërsa u lejuan të kthehen në shtëpi për pak orë, ata thonë se nuk kanë parë shumë dëme në zonën ku banojnë, por qendra e qytetit ishte dëmtuar dukshëm. Po ahstu ka edhe raporte se rruga është zhytur për thuajse një metër në disa pjesë të qytetit.