Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanskionuar Aleksandër Vulin, drejtorin e agjencisë për siguri dhe informacion të Serbisë. Lajmi u bë me dije nga zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit, e cila tha se nuk do të tolerohen personat që abuzojnë me pozitën e tyre për të përfituar, duke minuar në këtë mënyrë qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkanin perëndimor.