Top News – Vulin mohon Masakrën e Reçakut / ’Një gënjeshtër e madhe’, BE reagon ashpër
10/12/2021 16:09

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999. Këto komente ai i bëri pasi ministri i Brendshëm i Serbisë, Alleksandar Vullin e quajti “gënjeshtër të madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm” vrasjen e civilëve shqiptarë në Reçak. “Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë”, tha Peter Stano. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Alleksandar Vullin, u takua të premten me ekipin e një projekti filmik që po punon në realizimin e një serie dokumentarësh, që sipas autorëve ka për qëllim të dokumentojë të vërtetën e kësaj ngjarjeje që mohohet nga zyrtarët në Serbi. “Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte”, citohet të ketë thënë Vulin gjatë vizitës. Duke komentuar qëndrimin e zyrtarëve në Serbi, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se mohimi apo modifikimi i Masakrës së Reçakut ku u vranë 45 civilë shqiptarë, është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. “E ritheksojmë se nuk ka vend për të mohuar apo nënvlerësuar atë që ndodhi në Reçak”, tha Stano. Stano shtoi se BE-ja u bën thirrje autoriteteve në të gjithë rajonin që të punojnë për një vlerësim të sinqertë dhe të vërtetë të së kaluarës, pasi sipas tij, rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve.

Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
DIGITALB DIGITALB