Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka biseduar mbrëmjen e të enjtes në Granada të spanjës, ku janë mbledhur liderët evropianë dhe ata të vendeve të tjera të evropës, me presidentin francez Emmanuel Macron. Përmes një postimi në Instagram, presidenti serb e ka falënderuar presidentin Macron për gatishmërinë e tij për të dëgjuar pikëpamjet e Beogradit.