Pas vizitës në Kosovë, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic. Lajçak po qëndron në Serbi për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe për të përgatitur hapat dhe takimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçic deklaroi pas takimin me Lajçakun, se kishte shprehur shqetësimin e tij për situatën në Kosovë, “veçanërisht në veri”.