Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç deklaroi se homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç nuk ka ndikuar kurrë në vendimet e tij. Sipas Milatoviçit, Vuçiç as që mund ta bëjë diçka të tillë. Ndër të tjera, Milatoviç shtoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Vuçiçin, si Presidentin e Serbisë. Ai theksoi se Serbia është një nga partnerët kryesorë ekonomikë të Malit të Zi.