Tensionet në Kosovë pushtuan të martën samitin e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, dukë bërë që presidentja Vjosa Osmani të mbyllte vizitën dhe të kthehej në Prishtinë. Edhe pse erdhi në Tiranë për të disktuar me vendet e unionit për planet e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në BE, presidentja u detyrua të përsëriste thirrjet për qetësi në Veri pasi serbë të maskuar sulmuan zyrat e KQZ me armë dhe lëndë shpëthyese.