Në kulmin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka vizituar Beogradin të hënën, duke bërë thirrje për rikthimin e dy vendeve në tryezën e dialogut. Në vizitën e tij në kryeqytetin serb, Dendias takoi presidentin Aleksandër Vuçiç dhe homologun e tij serb Ivica Daçic, për t’i kërkuar të punojnë për uljen e tensioneve. Por presidenti serb ka pritur në një mënyrë krejt ndryshe ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.