Politikani serb dhe ish kryetari i Partisë Demokratike (DS), Bojan Pajtiç zbulon se mbështetja e qytetarëve serbë për presidentin Aleksandër Vuçiç ka rënë ndjeshëm, pas pranimit të planit franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Pajtiç u shpreh se renia e mbështetjes për Vucic është në favor të partive të djatha opozitare. “Për momentin Vuçiç po zhvillon dy fushata”, theksoi ai.