Këshilli i Sigurisë së Kosovës konstaton ndërhyrje të Serbisë tek disa seputetë të komuniteteve joserbe për të sabotuar krijimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Gjatë mbledhjes së këshillit të sigurisë u raportuar se më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu.