Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka kërkuar të martën përsëritjen e zgjedhjet parlamentare në Luginën e Preshevës. Kreu i koalicionit të Shqiptarëve tha se këto zgjedhje duhet të përsëriten pasi në 3 prill shumë prej qytetarëve iu është mohuar e drejta e votimit. Kamberi thekson se ndryshimi i vendbanimeve të shqiptarëve coi ne heqjen e tyre nga listat zgjedhore, duke dëmtuar kështu procesin zgjedhor në Luginën e Preshevës. Ai ngre alarmin se shumë shqiptarëve i është mohuar e drejta elementare për të votuar, duke e bërë procesin zgjedhor jodemokratik.