Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të jetë në Tiranë në datat 20 dhe 21 dhjetor për takimin e radhës të nismës rajonale të Ballkanit të Hapur. Takimi vjen disa ditë pasi i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, deklaroi se SHBA do të mbështeste këtë nismë për aq kohë as përfshinte të gjitha vendet e rajonit. Mediat serbe shkruajnë se në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të nëntorit në Beograd.