Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, përsëriti edhe njëherë të mërkurën kërkesën për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, duke deklaruar se vendi i tij po përballet me “paturpësinë e fuqive të mëdha” Duke folut neë kryeqytetin e Azerbajxhanit, ku ndodhet në një vizitë, ai hodhi poshtë deklaratat e zyrtarëve perëndimorë se futja e ushtrisë serbe në Kosovë është absurde. Duke akuzuar perëndimin për hipokrizi, Vucic tha se për të është absurde që në Kosovë të ketë trupa shqiptare, kroate dhe gjermane.