Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka ngritur në këmbë ushtrinë, pas tensioneve të regjistruara në veri të Kosovës, ku policia liroi nga protestuesit serbë godinat e tre komunave me shumicë serbe. Vuçiç, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Serbisë ka urdhëruar ministrinë e mbrojtjes dhe shtabin e përgjithshëm të ushtrisë që të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.