Top News – Vuçiç, mesazh serbëve të veriut / ’Gjithnjë në krahun tuaj, të ruajmë paqen!’
22/12/2022 14:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se serbët në veri të Kosovës do të kenë gjithmonë mbështetjen e tij për kërkesat e tyre. “Unë nuk do të fshihem nga të mëdhenjtë dhe të fuqishmit e botës; Do të jem gjithmonë i përgjegjshëm për tju bërë thirrje që të ruajnë paqen, sepse paqja është në interesin më të mirë të serbëve dhe të Serbisë, si dhe të popullit tonë në Kosovë”, tha Vuçiç në një video-adresim të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.Mesazhi i tij erdhi në ditën kur disa qytetarë serbë u mblodhën në një protestë në fshatin Rudarë në veri të Kosovës, për të kundërshtuar, ato që i konsideruan si “kërcënimet” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Grupe qytetarësh serbë kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës që nga 10 dhjetori, duke mbajtur të bllokuar këtë pjesë të vendit. Për t’i hequr barrikadat, grupet e serbëve kërkojnë lirimin e një ish polici serb që u arrestua si i dyshuar për sulmet kundër zyrave zgjedhore në veri. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se kanë kapacitete për heqjen e barrikadave, por se janë duke i dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bindë komunitetin lokal që t’i zhbllokojë vetë rrugët. Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha të enjten se KFOR-i nuk i është përgjigjur ende kërkesës së Serbisë për të dërguar deri në 1.000 forca serbe në Kosovë. “Ne presim ende një përgjigje për këtë kërkesë”, tha Bërnabiq.

Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
DIGITALB DIGITALB