Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka lavdëruar qëndrimin e fortë të presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund kryengritjes së shkurtër të udhëhequr nga kreu i Ëagner, Yevgeny Prigozhin. Ndërsa pranoi se presidenti bjellorus Alexander Lukashenko kontribuoi në tërheqjen e Ëagner, presidenti serb tha në një intervistë në televizionin Pink, se Putin ishte ai që e bëri atë dhe i përshkroi veprimet e presidentit rus si të mprehta dhe vendimtare.