Presidenti Aleksandër Vuçiç alarmoi opinionin publik të mërkurën duke paralajmëruar për një luftë të tretë bërthamore. Duke folur nga Nju Jorku, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshëm të OKB, Vucic tha se do të marrë vendime të vështira në shtatë ose dhjetë ditët e ardhshme që do kenë të bëjnë me të ardhmen e Serbisë. Vuçiç është pyetur dhe për fjalimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke dhënë një parashikim disi të zymtë për të ardhmen.