Qeveria serbe këtë të enjte ka vendosur ti dërgojë një kërkesë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të lejuar trupat ushtarake dhe forcat e policisë serbe në territorin e Kosovës. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së mbajtur të qeverisë serbe, ku pjesë e saj ishte edhe presidenti i vendit Aleksandar Vuçic. Vucic tha se kërkesa për lejmin e trupave, do ti dërgohet KFOR në formë elektronike. Lajmin e bëri me dije vetë presidenti serb, gjatë një interviste në Radiotelevizionin e Serbisë, ku tha se e ka të qartë që kërkesa e tij do të refuzohet.