Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është vendosur në shënjestër të kritikave të opozitës dhe disa mediave në Beograd. Ndërsa ai pohon se së shpejti do të japë shpjegime. Në profilin e tij në Instagram Vucic postoi një mesazh pas kthimit nga Brukseli dhe paralajmëroi një fjalim tjetër "të rëndësishëm", ku do të sqarojë se "çfarë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Bruksel".