Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inauguroi kilometrat e para të autostradës së paqes që pritet të kalojë nga Nishi për në Merdarë, Prishtinë, Tiranë dhe Durrës. “Jam krenar që kjo autostradë do të na lidhë me shqiptarët”, u shpreh ai duke theksuar se tregtia mes Serbisë dhe Shqipërisë është rritur me 35 për qind në vitet e fundit.