Pas marrjes së një tjetër mandate në krye të Serbisë, presidenti serb Aleksandër Vuçic i ka premtuar Rusisë mbështetjen e pakufizur të vendit të tij, pavarësisht luftës në Ukrianë. Duke shprehur bindjen se Serbia e Rusia do të ruajnë raportet tejet miqësore, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar homologun e tij serb, të mërkurën, për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme në fundjavë.