Presidenti Serb Aleksandar Vucic, ka thënë i prerë se, Prishtina as të mos e endërrojë që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës. "Më lejoni t'ju them menjëherë se ajo që është shkruar në të nuk do të ndodhë, njohja nuk është e pranueshme për Serbinë," u tha Vuçiq gazetarëve në Novi Sad, ku ai inspektoi punimet në ndërtimin e një spitali të ri për trajtimin e sëmundjes COVID-19.