Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha në Nju Jork se Serbia mbështet integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë atë të Ukrainës. Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç tha se Serbia “ka vepruar me përgjegjësi dhe seriozitet” në këtë aspekt.