Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, është shprehur i frikësuar nga mundësia se liderët serbë në Bosnjë-Hercegovinën mund të përballen me sanksione nga BE-ja dhe SHBA-ja. Duke komentuar situatën në Bosnjë, ku kreu serb Milorad Dodik, po punon për ndarjen e Republika Srpskas nga pjesa tjetër e vendit, Vuçic ka thënë se sanksionet nuk janë të mira për askënd dhe se pasojat do t’i ndiejë gjithë rajoni.