Vazhdon të flitet shumë në serbi për planin e një krimineli për vrasjen e presidentit Aleksander Vucic. Mediat serbe i janë kthyer sërish lajmit për komplotin e zbuluar, në të cilin Radoje Zvicer, një person i lidhur ngushtë me botën e krimit në serbi, do të vriste presidentin vucic. Sipas tyre, vetë Zvicer kishte shkuar në Beograd për të ndjekur nga afër zbatimin e planit e për të kërkuar edhe mbështetjen e disa personave të tjerë me shumë ndikim në botën e krimit në rajon. Vrasja ishte planifikuar të kryhej në muajin shkurt, dhe për eleminimin e liderit serb do të përdorej një snajper. Sipas medi