Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç përsëriti edhe njëherë se Serbia nuk do të heqë dorë në asnjë mënyrë nga Kosova. Gjatë një fjalimi të mbajtur në ceremoninë e betimit të oficerëve të rinj të ushtrisë, lideri serb deklaroi se përsa kohë ai të shërbejë në krye të vendit nuk do të lejojë që Serbia të humbë asnjë centimetër tokë.