Një grup aktivistësh politikë i kanë kërkuar presidentit Aleksandër Vucicit të jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Serbisë duke e akuzuar për “tradhti të madhe kombëtare” në Ohër. Opozita akuzon presidentin se arriti të shtunën marrëveshje për njohjen e Kosovës. “Otadžbina“, lëvizja që tubon një grup politikanësh serbë që dikur kishin shumë pushtet në Kosovë, sidomos në veri, thanë se pranimi i planit evropian është heqje dorë e Vuciqit dhe pushtetit në Beograd, nga Kosova.