Deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuçic se gjatë samitit të fundit tw Ballkanit të Hapur punoi për 17 orë i dehur ka ngjallur një sërë reagimesh në skenwn politike tw vendit. Opozita thotë se presidenti e humbi kontrollin gjatë panairit të verës në kuadër të nismës Open Balkan, që u mbajt nw fundjave në Beograd. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore, Stefan Jovanoviç tha për gazetën serbe “Danas” se “dehja e presidentit në panairin e verës, i transmetuar drejtpërdrejt në televizionin publik, ishte një “reality shoë” i turpshëm për Serbinë.