Një norvegjez ka paraqitur një ankesë pasi ChatGPT tha për të se kishte vrarë dy nga djemtë e tij dhe ishte burgosur për 21 vjet. Arve Hjalmar Holmen ka kontaktuar Autoritetin Norvegjez të Mbrojtjes së të Dhënave dhe ka kërkuar që krijuesi i chatbot-it, OpenAI, të gjobitet. Është shembulli më i fundit i të ashtuquajturave “halucinacione”, ku sistemet e inteligjencës artificiale (AI) shpikin informacionin dhe e paraqesin atë si fakt. Holmen thotë se ky është shumë i dëmshëm për të.