Andrei Botikov, një nga shkencëtarët që ndihmon në zhvillimin e vaksinës ruse Covid-19 Sputnik, u mbyt për vdekje me një rrip pantallonash në banesën e tij. Policia ruse ka arrestuar një person si të dyshuar për përfshirje në vrasje. Botikov, 47 vjeç ishte shkencëtar i lartë në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Gamlya, u gjet i vdekur në banesën e tij të enjten, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar Komitetin Hetues të Federatës Ruse.