Një ngjarje e rëndë u shënua në Gjermani dy ditë më parë, ku një shtetas shqiptar u vra me armë zjarri. Lajmi u bë publik këtë të mërkurë nga mediat gjermane, të cilat shkruajnë se shqiptari me origjinë nga Kosova u vra nga një shtetas gjerman, i cili është identifikuar si ish partneri i të dashurës së tij. Ngjarja u shënua në zonën e Freiburgut të Gjermanisë, ku autori i ngjarjes qëlloi me armë drejt shqiptarit, duke e lënë atë fillimisht të plagosur.