Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Piza të Italisë, ku një 25-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri teksa ndodhej në makinë. Viktima është identifikuar si Kevin Muharremi, të cilit iu mor jeta rreth orës 5 të mëngjesit të kësaj të shtune në Montecalvoli, pas një sherri që i riu shqiptar pati në një lokal nate. 25-vjeçari po udhëtonte me një mik, kur i ulur në sediljen e pasagjerit, ai u godit nga plumbat e qëlluar nga një makinë tjetër, e cila menjëherë pas sulmit u largua me shpejtësi nga vendngjarja. I riu është goditur me disa plumba në pjesën e qafës, duke Iu marrë jeta menjëherë në vendngjarje. Komanda e Karabinierëve të provincës po shqyrton kamerat e mbikëqyrjes në zone për të cuar përpara dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që disa dëshmitarë në zonë janë marrë në pyetje nga ana e autoriteteve policore me qëllim zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.