Tre djemtë e udhëheqësit të Hamas, Ismail Haniyeh u vranë në Gaza gjatë një sulimi ajror të ndërmarrë nga Izraeli në Gaza. Nga shpërthimi humbën jetën dhe katër niprit e tij. Kreu politik i grupit militant palestinez me bazë në Katar konfirmoi për Al Jazeerën "martirizimin e tre djemve të tij dhe disa prej nipërve" duke theksuar se Izraerli tashmë po shënjestron vetëm familjarët dhe të afërmit e udhëheqësve të Hamas. Djemtë e udhëehqësit e Hamas ishin duke lëvizur me makinë në kampin e refugjatëve Al-Shati në pjesën veriore të Gazës kur u goditën nga një dron. “