Prodhuesi i verës Tulia Massoni ka krijuar një vresht të vogël i cili është kthyer tashmë në art dhe ndodhet në rajonin Italian të Reggio Emilia. Shishet e verës që dalin nga kjo vreshtari nuk shiten në treg apo dyqane por ato shiten në galeri së bashku me veprat e artit. Prandaj edhe çmimi nuk është i lirë pasi një shishe vere arrin në një vlerë rreth 5 mijë euro.