Policia arrestoi Gazmend Buçpapajn, autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të Egli Pashollarit në Tiranë. Ai u kap në Tropojë ku dhe fshihej në një banesë. Agjentët u vendosën në ndjekje të tij menjëherë pas krimit që tronditi kryeqytetin më datë 20 shkurt. Për t’ishpëtuar arrestimit ai shkoi në vendlindje, por u zbulua nga policia. 40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.