Arrestohet polici i skuadrës "Shqiponja" që vrau me armë, 25 vjeçarin Klodian Rashën në orët e para të mëngjesit. Efektivi i policisë akuzohet për "Vrasje në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme". Efektivi i policisë ka tre javë që ishte bërë pjese e sektorit "Shqiponja". Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se nuk ka dashur që ta vrasë, por ka dashur që ta qëllojë në pjesën e poshtme të trupit.