Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën arrest me burg për 41 vjeçarin Filip Shehu, i cili vrau me thikë kolegun e tij picier, Indrit Ismaillari në një lokal tek Komuna e Parisit. Në deklarimet që ka bërë para togave të zeza të Gjykatës se Tiranës, 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër.