Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Rei Metës djalit të ish antares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti, i cili u dënua nga Apeli në qershor të vitit të kaluar. Ai mori dënim të formës së prerë për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia pasi qëlloi me grusht bisnesmenin Armando Meshahu. Meta ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës me 2 vite e 3 muaj burg për vrasje nga pakujdesia. Por Apeli vendosi uljen e dënimit në 18 muaj burgim. Viktima Armando Meshau dhe autori debatuan në një kancelari në qytetin e Vlorës.