I heshtur dhe me kokën ulur,Florand Shehu,bashkëshorti vrasës nuk ka thënë asgjë përpara gjykatës,prej të cilës ka kërkuar kohë të përgatisë mbrojtjen. Një ditë më parë 40 vjeçari u vetë dorëzua në polici pasi kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij Anisën,mbas një sherri për xhelozi që kishin në banesën e tyre në rrugën Lambro Kalconi në dhafni. Gjatë orëve më vazhdim pritet edhe vendimi për dërgimin e tij në burg deri në përfundim të hetimeve.